Fjalë Kyçe

Muriqi rikthehet nga lëndimi, stërvit me Lazion

Muriqi rikthehet nga lëndimi, stërvit me Lazion

Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje pas 3 javësh. Ai ka ushtruar i ndarë nga pjesa tjetër e grupit te Lazio.

Sulmuesi kosovar kishte pësuar lëndim muskulor në ndeshjen kundër Zenitit të Shën Petersburgut në nëntor.

Muriqi nuk pritet të luaj ndeshje zyrtare deri në fillim të vitit 2021.

Në 9 ndeshje të zhvilluara sivjet në të gjitha garat, 26 vjeçari nuk ka arritur të shënoi asnjë gol me Lazion.

Ndërsa te Kosova në 3 ndeshje realizoi dy gola, ndaj Shqipërisë dhe Moldavisë.