Fjalë Kyçe

Muriqi ruan modestinë, derisa rendit golat në ligën turke

Muriqi ruan modestinë, derisa rendit golat në ligën turke

Tjetër ndeshje, tjetër gol për Muriqin në Superligën e Turqisë. Muriqi synon titullin me Fenerbahçen… Fenerbahçe e ka mposhtur 3-1 Beshiktashin në kuadër të xhiros së 16 në Superligën e Turqisë, raporton Gazeta Express.

Në këtë ndeshje golin e ka gjetur sërish edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi. 25-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 68-të, golin e 10 në Superligën e Turqisë në vetëm 15 paraqitje deri më tani.

Ai është shprehur i lumtur me fitoren e madhe të Fenerbahçes që ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe ka pushtuar pozitën e tretë, duke lënë prapa Beshiktashin.

“Tifozët ishin të shkëlqyeshëm. Kemi luajtur shumë mirë. Me shumë se sa goli im, ishte me rendësi të fitonim”, u shpreh Muriqi. Ai paralajmëroi ish skuadrën, Rizesporin.

“Synojmë që edhe ndeshjen e radhës ta fitojmë dhe te vazhdojmë drejt titullit”. /Gazeta Express/