Talenti Kosovar Vedat Muriqi është duke shkëlqyer jo vetëm me gola, por edhe me lojën e mire që po bën te gjiganti turk.
Fenerbahçe ka kaluar në epërsi ndaj Gazientepit. E në këtë gol ishte i përfshirë edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.
Ai bëri një krosim të bukur për Max Krusen, i cili me një goditje me kokë dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit në minutën e 51.
Ky ishte asistimit i tretë i Muriqit këtë edicion.