Vedat Muriqi është njeriu kryesor në Superligën e Turqisë.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës e ka nisur jashtëzakonisht mirë aventurën te Fenerbahce, duke u shndërruar shumë shpejt në lojtarin kryesor.
Vetëm në pjesën e parë të kampionatit ai ka arritur të shënojë 10 gola, duke e mbajtur Fenerbahcen në garën për titull në Turqi.
Me 10 gola të shënuara në pjesën e parë të sezonit, Muriqi është sulmuesi më i mirë te Fenerbahce në 12 vitet e fundit.
Lojtari vështirën të besohet se do të qëndrojë te Fenerbahce pas verës së vitit 2020, pasi për të interesim kanë shprehur Tottenham, Lazio dhe Monaco.