Fjalë Kyçe

Muriqi transferim më i qëlluar se Van Persie: Kosovari lë holandezin prapa me këto statistika

Muriqi transferim më i qëlluar se Van Persie: Kosovari lë holandezin prapa me këto statistika

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, padyshim që është duke kaluar vitin e tij më të mirë në karriere.

Përveç golave dhe rolit të tij të rëndësishëm te Kosova, Vedat Muriqi është shndërruar edhe në njërin nga futbollistët më të rëndësishëm dhe më të dashur te Fenerbahce.

Sulmuesi prizrenas arriti që të shënoi gol edhe dje në derbin ndaj Besiktasit, duke arritur kështu shifrën e 10 golave nga 15 paraqitje deri më tani në Superligën e Turqisë.

Kështu, në bazë të statistikave Vedat Muriqi po del të jetë transfer më i qëlluar edhe se ish sulmuesi holandez, Robin van Persie.

Van Persie gjatë kohës sa ishte te Fenerbahce shifrën e 10 golave e kishte arritur pas 24 ndeshjeve.