Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka vendosur të qëndroj së paku edhe për një vit tek skuadra e tij aktuale Rizespor.
Edhe pse shumë prisnin një transferim të ndonjë klub më i madh, duke pasur parasysh ofertat nga Turqia, Franca e shumë vende tjera, Muriqi do vazhdoj tek klubi aktual.
Qëndrimin e tij e ka konfirmuar vetë lojtari përmes një statusi në rrjetin e tij social Twitter.
“Sonte kam pasur një bisedë telefonike me Hasan Kartalin dhe i tregova mendimin tim rreth të ardhmes”.
“Dua të bëj me dije se do ta respektoj kontratën time me Rizesporin deri në fund. Ky është vendimi im përfundimtar”, ka shkruar.