Qytetarët francezë i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun e shtetit të tyre.
Ata do të kenë mundësi që në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të zgjedhin në mes të presidentit aktual Emmanuel Macron dhe liderës së të djathtës ekstreme Marie Le Pen.
Por, mbetet të shihet se cili prej tyre do ta udhëheq Francën për pesë vitet e ardhshme.
Sipas profesorit të diplomacisë Valon Murtezaj, i cili jeton në Paris sondazhet e tregojnë Emmanuel Macronin si favorit për t’u zgjedhur në këtë post.
Murtezaj në një intervistë për Klankosova.tv tha se vizioni i Macronit është që i gjithë rajoni të integrohet në Evropë dhe kjo është gjë e mirë për Kosovën.
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme shtoi se pas luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian duhet të qëndrojë i bashkuar dhe në këtë drejtim presidenti aktual i Francës është i përkushtuar.
“Sot është ditë vendimtare për Francën dhe Evropën. Qytetarët francezë votojnë në raundin e dytë për Presidentin që do ta udhëheq Francën në pesë vitet e ardhshme. Është në kulturën franceze të dalin në masë të madhe në votim. Sondazhet e tregojnë favorit për t’u rizgjedhur presidentin aktual Macron”.
“Presidenti Macron ka vizion të qartë për Evropën, ka njohuri të mira për Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. Vizioni i tij është që i gjithë rajoni të integrohet në Evropë dhe kjo është gjë e mirë për Kosovën”.
“Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, është e rëndësishme që BE të qëndrojë e bashkuar dhe në këtë aspekt Macron është i përkushtuar”.
Ndryshe kandidatja Marie Le Pen, ka thënë se nëse fiton do ta largojë Francën nga NATO-ja dhe do të zhvillojë raporte normale dhe të afërta dhe me Rusinë