Këshilli i Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është duke mbajtur mbledhje në të cilën pritet të zgjedhet Kryesia e re e kësaj partie.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto nga kjo mbledhje me mbishkrimin “Tani po thonë PDK-ja krejt e Drenicës!”, ka shkruar Musliu.
Në këtë fotografi nuk shihet asnjë zyrtar i PDK-së nga rajoni i Drenicës, ku është bastioni i kësaj partie.
