Fjalë Kyçe

Musliu-Shoshi: Emërimet politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova

Musliu-Shoshi: Emërimet politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar për emërimin e djalit të Haxhi Shalës si konsull i përgjithshëm në Pragë të Çekisë.

Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova.

“Qeveria po dështon të përfaqësojë interesat e qytetarëve brenda Kosovës, dhe Kosovën në nivelin ndërkombëtar”.

“Ka kohë që Kosova ka mbetur pa zërin e saj diplomatik në qendrat kryesore vendimmarrëse: Washington, Londër, Belgjikë ,Tokio…”

“Kjo mungesë e prezencës shtetërore të Kosovës tregon mos-koordinimin dhe pa përgjegjësi të qeverisë për të mbrojtur interesin shtetëror përpara atij partiak, në kohën kur shteti ynë ka nevojë më shumë se kurrë të mbroj të vërtetën dhe sakrificën e këtij populli”.

“Emërimet e bazuara në pazare politike nuk sigurojnë përfaqësimin për të cilin ka nevojë Kosova!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.