Fjalë Kyçe

Mustaf Tahiri bëhet kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj

Mustaf Tahiri bëhet kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj

Mustaf Tahiri sot zyrtarisht e ka pranuar detyrën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të cilën detyrë ia dorëzoi ushtruesi i detyrës së kryetarit të gjykatës, Sahit Krasniqi.

Me këtë rast kryetari i zgjedhur ka falënderuar Krasniqin për kontributin e tij të dhënë gjatë kësaj periudhe të udhëheqjes së gjykatës më ushtrues detyre.

Tahiri me këtë rast u zotua se gjatë mandatit të tij pesë vjeçar, pavarësia gjyqësore, profesionalizimi, paanshmëria, integriteti, rritja e performancës dhe rritja e besueshmërisë së publikut, do të trajtohen me prioritet dhe mënyrë të barabartë sipas ligjeve në fuqi, me të vetmin qëllim, arritjes së një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës,