Fjalë Kyçe

Mustafa e quan rebele ushtruesen e detyrës së presidentes

Mustafa e quan rebele ushtruesen e detyrës së presidentes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është ushtruese e papërgjegjshme e rolit që ushtron.

Mustafa ka shkruar se Osmani po abuzon përmes sjelljeve rebele për interesat e saj dhe të VV-së.

“Ajo në petkun e ud.presidentes po abuzon përmes sjelljeve rebele dhe për interesa të saje të reja partiake në VV. Është e palejueshme dhe e turpshme që ud.presidentja t’iu kërcënohet institucioneve të pavarura. Kjo çfarë paralajmëron ud.presidentja e Kosovës sot dhe sjellja e Vetëvendosjes është alarm për demokracinë dhe shtetin e Kosovës. Me këtë sjellje, ajo nuk meriton as një orë të jetës në Presidencë”, ka deklaruar ai.