Fjalë Kyçe

Mustafa para takimit me VV-në: Po shkojmë për të bërë marrëveshje

Mustafa para takimit me VV-në: Po shkojmë për të bërë marrëveshje

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është nisur për në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak fillon takimin me kreun e LV-së, Albin Kurtin.

Shkurtimisht para mediave, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka thënë se është nisur në takim dhe shpreson që sot të arrihet marrëveshja për koalicion.

”Po shkojmë për të bërë marrëveshje, jemi të përkushtuar”, tha ai.

Pak minuta më parë ndërkaq në Kuvend të Kosovës ka arritur kreu i  LV-së, Albin Kurti.