Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i LDK-së në Kuvendin e IX-të Zgjedhor të kësaj partie.
Kjo pasi pretendenti tjetër për kryetar, ish-kryetari Fatmir Sejdiu, ka marrë vetëm 78 vota në të delegatëve.
Kjo ka bërë që Sejdiu të mos jetë kandidat, dhe rrjedhimisht, Mustafa mbeti i vetmi në garë.
Koha.net mëson se ish-kryetari Sejdiu ka lëshuar sallën pasi nuk mori vota të mjaftueshme për të të marrë statusin e kandidatit, që duhet të jetë 50% plus 1 votë.