Fjalë Kyçe

Mustafa s’i pëlqen sondazhi: “A po e kërcënon LDK koalicionin?”

Mustafa s’i pëlqen sondazhi: “A po e kërcënon LDK koalicionin?”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar ndaj emisionit ‘Debat’ të dhe televizionit RTV Dukagjini, ku duket se sondazhi i publikuar nuk i ka pëlqyer atij.

Sondazhi me titullin “A po e kërcënon LDK koalicionin?”, duke se Mustafës nuk i ka pëlqyer dhe ju ka reaguar RTV Dukagjinit, ai këtë e ka quajtur si sondazh me prapavijë dhe qëllimkeq.

Mustafa po thotë se sipas titullit të këtij sondazhi është LDK’ja ajo që e kërcënon koalicionin, ai ka ftuar për neutralitet dhe të tregon se kush po e kërcënon koalicionin.

Postimi i plotë nga Mustafa:

Një sondazh me prapavi qëllimkeqe i TV Dukagjini.
“A po e kërcënon LDK koalicionin?” Kjo është pyetja që iu shtrua opinionit sonte!
Sipas kësaj, Redaksia e TV Dukagjinit e paska vendosur, se në çdo alternativë LDK duhet të jetë ajo që kërcënon. Dhe paraprakisht duhet etiketuar si përgjegjëse LDK-në. Pyetja është sugjestive dhe rrjedhimisht është joprofesionale. Sepse një TV serioz do duhej, nëse bash ka nevojë, të shtrojë pyetje neutrale: Kush po e kërcënon koalicionin…
Dhe unë do të përgjigjesha se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni. Por këtë kërcënim nuk e shoh. IM

https://www.facebook.com/955736937825877/posts/2752710571461829/