Fjalë Kyçe

Mustafa sot videokonferencë me liderët e EPP-së

Mustafa sot videokonferencë me liderët e EPP-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sot me ftesë të presidenti të EPP-së, Donald Tusk, do të merr pjesë në takim – videokonferencë, me Liderët e EPP-së, organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se në Samitin e EPP-së, do të marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë takim Kryetari Mustafa, do t’i diskutoj prespektivat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat po përballemi, kërkesën për liberalizim të vizave, por dhe mundësitë për mbështetjen e EPP-së për rajonin”, thuhet në njoftim.