Fjalë Kyçe

Mustafa takohet edhe me Limajn, diskutojnë për formimin e qeverisë së re

Mustafa takohet edhe me Limajn, diskutojnë për formimin e qeverisë së re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, pas takimit me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, është takuar edhe me liderin e Nismës  Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Lajmin e ka bërë me dije deputeti i Nismës, Endrit Shala, duke thënë se Limaj e Mustafa kanë rënë dakord se Kosovës i duhet një qeveri e re.

“Temë diskutimi ka qenë nevoja për krijimin e qeverisë së re dhe diskutime për koalicionin”, ka thënë Shala.