Fjalë Kyçe

Mustafa: Të dështuarit që fajësuan SHBA-të dhe LDK-në të kërkojnë falje

Mustafa: Të dështuarit që fajësuan SHBA-të dhe LDK-në të kërkojnë falje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, ku mohohet se ka ndonjë marrëveshje sekrete në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.

Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit! IM”, ka shkruar Mustafa në Facebook.