Fjalë Kyçe

Mustafa thotë se do ta largojë nga lista për deputet Haki Raqin

Mustafa thotë se do ta largojë nga lista për deputet Haki Raqin

Pas raportimit të Koha.net se Haki Raqi ishte i dënuar më parë për korrupsion kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Raqi do të largohet nga lista.

“Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi, për të cilin ka raportuar Koha.net”, ka shkruar Mustafa.

Haki Raqi është pjesë e listës për deputetë nga radhët e LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit.