Fjalë Kyçe

Mustafa thotë se tani do të zgjedhin një kandidat besnik ndaj partisë, jo si Vjosa Osmani

Mustafa thotë se tani do të zgjedhin një kandidat besnik ndaj partisë, jo si Vjosa Osmani

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij. Me anë të një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se LDK është e gatshme dhe do të organizohet për fitore, shkruan lajmi.net.

“Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve”,  ka shkruar Mustafa, duke u dërguar mesazh kështu Vjosa Osmanit dhe personaliteteve të tjera që u larguan nga LDK.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kryeministri Hoti gjatë ditës së nesërme  do të bisedojë me kryetarët e degëve për punët që i ka bërë qeveria e tij gjatë këtij mandati.

Postimi i plotë:

Të nderuar veprimtarë të LDK-së

Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.

LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.

Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh.