Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Ngavci, në një intervistë për një televizion vendor akuzon presidentin e vendit Hashim Thaçin, duke thënë se ai po vepron në kundërshtim me kushtetutën, duke vepruar vetë sipas qejfit të tij.
Nagavci thotë se Thaçi është ai i cili po bënë vizita të fshehta, duke bëre marrëveshje të fshehta në të keqe të vendit, duke u munduar të fsheh edhe gjurmët që ka lënë në ato takime, transmeton Gazeta Alo.
Deputetja thotë se Thaçi po vepron në mënyrë të gabuar, sepse ne jemi një shtet i pavarur, dhe në dialog duhet të shkojmë sit të tillë, duke u ulur për bisedime si të barabartë me shtetin e Serbisë./Gazeta Alo/