Fjalë Kyçe

Nagavci tregon për hilen e Presidentit dhe LDK-në, tregon se si do të veprojë VV-ja

Nagavci tregon për hilen e Presidentit dhe LDK-në, tregon se si do të veprojë VV-ja

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes thotë se kërkesa e LDK-së për seancë të jashtëazakonshme për zgjedhjen e Qeverisë së re ka ardhur dy minuta para përfundimit të orati të punës, në të njëjtën kohë me njoftimin e Presidentit Hashim Thaçit. Ajo thotë se tashmë kanë dorëzuar kërkesën për masë të përkohshme nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Të harmonizuar në veprimet e tyre Presidenti dhe LDK, në mënyrë qyqare dorëzuan shkresat për të tentuar krijimin e një qeverie të re.

Sot, me 30 prill, ditë e enjte, një ditë para festës zyrtare dhe fundjavës, në ora 15:58’ pra 2min. para përfundimit të orarit zyrtar, Hashim Thaçi e solli Dekretin Presidencial.
Në të njejtën mënyrë e kohë ka vepruar dhe LDK duke dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për votimin e qeverisë. E gjithë kjo me qëllim që të anashkalojnë Gjykatën Kushtetuese.

Por tentimit të Presidentit dhe LDK&AAK,LS,NISMA për të votuar gjatë fundjavës një qeveri të pazareve, ne ju përgjigjëm me dërgimin e Kërkesës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Dekretit në Gjykatën Kushtetuese.