Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme kanë votuar për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Naim Qelaj ishte kandidati i vetëm për të cilin kanë mundur të votojnë deputetët.
Ai u zgjodh Avokat i Popullit me 69 vota PËR, 5 kundër KUNDËR dhe 3 abstenime.
Qelaj do ta marrë detyrën pasi ta bëj betimin para deputetëve të Kuvendit.
Këtë pozitë deri tani e mbante Hilmi Jashari.