Fjalë Kyçe

Nainggolan, alternative e Allan te PSG-ja

Nainggolan, alternative e Allan te PSG-ja

Klubi i famshëm francez, PSG insiston ta blejë yllin e Napolit, Allan, por në rast se dështon ky transferim, atëherë parisienët kanë planin B, raportojnë mediet franceze, përcjell Gazeta Alo.

Krerët e kampionëve në fuqi të Francës, janë duke përgatitur një super-ofertë në adresë te “napolitanëve” për Allan, por duket se skuadra italiane, nuk do të heq dorë nga lojtari, i cili llogaritët një nga futbollistët kryesor tek skuadra e Carlo Ancelottit.

Siç shkruajnë mediet franceze, në rast se dështon transferimi i Allan, atëherë mesfushori i Interit, Radja Nainggolan është alternative e PSG-së. /Gazeta Alo/