Fjalë Kyçe

Nantes nderon Emiliano Sala, pensionon fanellën me numrin 9

Nantes nderon Emiliano Sala, pensionon fanellën me numrin 9

Nantes me zhgënjim të thellë ka pranuar lajmin se trupi i pajetë i nxjerrë nga rrënojat e aeroplanit është i futbollistit Emiliano Sala.

Sulmuesi argjentinas ishte pjesë e aeroplanit që po udhëtonte drejt Anglisë, kur ishte zhdukur me 21 janar.

“FC Nantes me trishtim të madh ka mësuar se trupi i gjetur këtë të enjte është i Emiliano Sala. Ky lajm i jep fund pritjes së pafundme. Emiliano do të jetë gjithmonë pjesë e legjendave që kanë shkruar historinë e madhe te FC Nantes”, thuhet në komunikatën e Nantes, përcjell ‘lajmi.net’.

Presidenti i Nantes, Waldemar Kita, ka marrë vendim që në shenj nderimi të Sala, të pensionojë numrin nëntë te skuadra franceze, numër të cilën e ka bartur sulmuesi.

Nderime Emiliano Sala i ka bërë e gjitha bota sportit, duke dërguar mesazhe të pafundme familjes dhe të afërmve të tij.