Fjalë Kyçe

Napoli afër yllit te Genoas

Napoli afër yllit te Genoas

Napoli duket se është afër marrëveshjes me sulmuesin e Genoas, Christian Kouame.

“Calcio Mercato” shkruan se Napoli është i vendosur për të mposhtur AC Milanin në garën për transferimin e sulmuesit Kouame.

21-vjeçari aktualisht vlerësohet 35 milionë euro. Krerët e Milanit kanë shpresuar se do të sigurojnë transferimin e lojtarit fillimisht në formë huazimi, e më pas të blejnë kartonin e plotë të yllit te Genoas.

Mirëpo, Napoli është futur në garë për lojtarin, dhe thuhet se “napolitanët” janë të gatshëm ta blejnë Kouame-n qysh në tregun e këtij dimri.