Fjalë Kyçe

Napoli i Rrahmanit testohet për COVID-19, rrezikohet ndeshja ndaj Juventusit

Napoli i Rrahmanit testohet për COVID-19, rrezikohet ndeshja ndaj Juventusit

Prekja në masë me koronavirus e lojtarëve të Genoas ka vendosur në alarm të gjithë Serinë A.

Rezultimi pozitiv i 11 futbollistëve dhe 3 pjesëtarëve të sfatit të klubit kuqeblu ka vë në lëvizje edhe Napolin.

Rrahmani me shokë paraditen e sotme kanë kryer tamponët dhe frika për prekjen e disa lojtarëve me COVID-19 është evidente pasi të dielën në ‘San Paolo’ të kaltrit sfiduan pikërisht Genoan për javën e 2-të të kampionatit një ndeshje të cilën e fituan me rezultatin 6-0.

Nëse disa lojtarë janë infektuar nga ata të Genoas që ishin në fushë të dielën atëherë jo vetëm sfida mes Genoas dhe Torinos por edhe ajo mes Juventusit dhe Napolit në program të dielën në mbrëmje do të vihej në dyshim të madh për t’u luajtur.