Sot me fillim nga ora 18:00, zhvillohet kryendeshja e javës në Serie A, Napoli – Juventus.
Fitorja është më se e rëndësishme për të dyja palët, andaj edhe pritet një ndeshje e zjarrtë, përcjell GazetaBlic.
Palët tashmë kanë kryer dje edhe stërvitjet e fundit para këtij dueli.
Amir Rrahmani pritet të jetë titullar në ndeshjen e sotme, ndeshje kjo e cila mund të jetë edhe një kthesë e madhe pozitive për të.
Reprezentuesi kosovar ka qenë adresë e kritikave vazhdimisht te Napoli, por kjo edhe në saje të mungesës së minutave për lojë.
Këto janë formacionet e mundshme për të dyja skuadrat.
Napoli:(4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Maksimovic, Rrahmani, Rui; Bakayoko, Elmas; Lozano, Zielinski, Insigne; Osimhen
Juventus: (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, de Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Rabiot, Bentancur, Chiesa; Morata, Ronaldo