Fjalë Kyçe

Napoli kanë gati alternativën për portën, nëse dështon marrëveshja me Kepa Arrizabalaga

Napoli kanë gati alternativën për portën, nëse dështon marrëveshja me Kepa Arrizabalaga

Skuadra e Napoli vazhdon të jetë në kërkim të një portieri.

Pas largimit të Ospina, Napoli po bën çmos që të gjejë një emër të duhur për portën e skuadrës.

Raportime të shumta lidhin napolitanët me portierin e Chelsea, Kepa Arrizabalaga. Megjithatë, tani ka raportime edhe për alternativën e Kepa, në rast se dështon marrëveshja.

Nicolo Schira shkruan se Napoli ka shënjestruar portierin e Eintracht Frankfurt, Kevin Trapp, përcjell lajmi.net.

Lëvizja drejt Trapp do të bëhet vetëm në rast se nuk ka fare gjasa për portierin spanjoll, Kepa.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjidhja që Napoli do ta gjejë për portën.