Napoli me mjaftë vështirësi ka triumfuar në udhëtim të Rijeka, ndeshje e vlefshme për fazën e tretë të Ligës së Evropës.
Skuadra e Gennaro Gattusos fitoi me përmbysje 1 – 2, derisa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani qëndroi gjatë tërë kohës në stol, shkruan lajmi.net.
Muric në minutën e 13-të kaloi vendasit në epërsi, derisa golin e barazimit Napoli e shënoi në minutën e 43-të nga Demme, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Fitoren mysafirët e siguruan në minutën e 62-të me anë të autogolit të Braut.
Pas kësaj fitore, Napoli renditët në pozitën e parë me gjashtë pikë, derisa Rijeka qëndron në fund pa pikë.