Fjalë Kyçe

Napoli sfidon Interin, Arsenalin e Chelsean për Barrela-n

Napoli sfidon Interin, Arsenalin e Chelsean për Barrela-n

Napoli nuk heq dorë nga Nicolo Barella dhe është gati të sfidojë Interin, Arsenalin dhe Chelsea-in per talentin italian.

De Laurentis është gati të investojë plot 40 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit të cilit i ofron edhe një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh. Palët janë në bisedimet paraprake pasi janë në ditët e para të merkatos por largimi i mundshëm i Allan drejt Paris Saint Germain në janar do të përshpejtonte ofensivën e të kaltërve për Barellan.

De Laurentiis prej kohësh ka pranuar admirimin për lojtarin e Cagliarit teksa edhe Ancelotti mirëpret afrimin sidomos të talenteve italianë.