Asteroidi me gjerësi 900 metra do të kalojë pranë Tokës më 21 mars, por ekspertët pretendojnë se nuk ka asnjë arsye që njerëzimi të shqetësohet, transmeton AA.
Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) njoftoi se asteroidi “2001-FO32” do të kalojë pranë Tokës në një distancë prej dy milion kilometrash, e cila është sa pesë herë distanca midis Tokës dhe Hënës.
NASA ka thënë se kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për astronomët të ndjekin lëvizjen e një trupi qiellor shkëmbor që do të udhëtojë me një shpejtësi prej 124 mijë kilometra në orë.
Kjo është një shpejtësi dukshëm më e lartë se ato të regjistruara gjatë fluturimeve të mëparshme të asteroideve.
Instituti i Teknologjisë në Kaliforni tha se ky është një asteroid që u formua në thellësitë e sistemit diellor dhe se kalimi tjetër i asteroidit pranë tokës pritet në vitin 2052.