NASA po ka probleme në vendosjen e kontaktit me anijen e saj të re kozmike CAPSTONE, një sondë e vogël që sapo u nis nga Toka për “një rrugëtim të ri” rreth Hënës.
Për shkak të këtyre çështjeve të komunikimit, NASA-s iu desh të vononte një manovër të planifikuar të mjetit që do të ndihmonte në përmirësimin e rrugës së saj drejt hapësirës së thellë.
Kështu, Agjencia është ende duke u përpjekur të rivendosë kontaktin, përcjell Telegrafi.
CAPSTONE është misioni i parë i programit Artemis të NASA-s, përpjekjet e agjencisë për të dërguar përfundimisht njerëzit përsëri në Hënë.
Si pjesë e këtij kthimi hënor, NASA planifikon të ndërtojë një stacion të ri hapësinor në orbitën e Hënës.
Por orbita që NASA dëshiron të përdorë është unike; është një rrugë veçanërisht e zgjatur që nuk është përdorur kurrë më parë nga një anije kozmike.