Fjalë Kyçe

Naser Ramadani thotë se ishin 10 të vdekur në 24 orët e fundit, njoftimi i IKSHPK’së 9

Naser Ramadani thotë se ishin 10 të vdekur në 24 orët e fundit, njoftimi i IKSHPK’së 9

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani në konferencën e mbajtur për media mbi të dhënat e 24 orëshit të fundit me Covid-19 ka thënë se kanë vdekur 10 persona nga koronavirusi duke e çuar numrin në 237, por njoftimi i Institutit të cilin e drejton thotë se janë 9 persona të vdekur.

Ramadani para mediave tha se janë gjithsej 237 raste të vdekjes nga Covid-19 në 24 orë, përderisa dje numri i përgjithshëm i vdekjeve ishte 227, raporton Gazeta Express.

“Kemi 237 raste të vdekjes të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, tha ai.

Por njoftimi i IKSHPK’së në Facebook, thotë ndryshe, aty numri i të vdekurve nga Covid-19 është 9 pasi numri i total është 236 raste të vdekjeve.