Natën e Bajramit, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka përshëndetur të gjitha gratë.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se krahas angazhimeve tjera, gratë përkujdesen edhe për ëmbëlsirat.
Ai porositi që angazhimi i gjysheve, nënave dhe grave të respektohet gjithmonë.
“Sonte e kam një pershendetje të veçantë për të gjitha gratë.
Në respekt të punës në shtëpitë e tyre, krahas angazhimeve tjera.
Ëmbëlsirat për familjet sonte e kanë dizajnin e fundit, para se të shijohen nesër për miqtë dhe musafirët në Festen e Bajramit.
Andaj këtë përkushtim të gjysheve, nënave, dhe grave respektojeni gjithmonë”, ka shkruar Muharremaj.