Presidenti rus Vladimir Putin shpalli njohjen e pavarësisë së Donetsk dhe Luhansk, dy zona të shkëputura të Ukrainës të kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Rusia.
Lidhur me këtë ka reaguar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili tha se e dënon këtë vendim.
“Moska vazhdon të nxisë konflikt në Ukrainën lindore duke i dhënë mbështetje financiare dhe ushtarake seperatistëve. Ky është gjithashtu një pretekst për ta pushtuar sërish Ukrainën”, theksoi Stoltenberg.