Lideri opozitar rus, Alexei Navalny, ka deklaruar se ka hyrë në grevë urie duke kërkuar kështu trajtim të duhur mjekësor.
Ai është ankuar në Instagram se nuk i është ofruar ndihmë mjekësore për dhimbjen e shpinës dhe problemeve me këmbën e djathtë, si dhe ishte ankuar se po privohet nga gjumi.
44-vjeçari është kthyer nga Gjermania në janar pas trajtimit që ka marrë pas sulmit me agjentin nervor në Siberi në gusht, raporton BBC.
Menjëherë kur u kthye, u arrestua në aeroportin e Moskës.