Fjalë Kyçe

Navas apo Courtois, ja cilin preferon Zidane

Navas apo Courtois, ja cilin preferon Zidane

Zinedine Zidane është rikthyer te Real Madridi ku edhe ka debutuar me fitore ndaj Celta Vigos, shktuan Gazeta Alo.

Në formacioni startues të tij ka bërë disa ndryshime që dolën të jenë të qëlluara.

Ndryshim i dukshëm ishte futja në portë e Navas në vend të Courtois.

“Navas? Më pëlqen ai. Por më pëlqen edhe Courtois. Dua që Navas të ndihet i rëndësishëm. Nuk e kam harruar atë që ai ka bërë këtu. Ai ka luajtur pak deri tani, por duhet të luaj më shumë.”

“Sikur për Navas, e njëjta gjë vlen edhe për Marcelo. Nuk ka rëndësi nëse është Courtois, Reguilón ose kushdo që zuri vendin e Isco… Ajo që unë dua është t’i kthej të gjithë lojtarët në nivelin e tyre”, ka deklaruar ZINEDINE ZIDANE.