Fjalë Kyçe

Nazarko: Kurti erdhi në Shqipëri veshur me dy kostume, si kryeministër dhe si lider partie

Nazarko: Kurti erdhi në Shqipëri veshur me dy kostume, si kryeministër dhe si lider partie

Analisti politik, Mentor Nazarko, ka thënë se kryeministri potencial i Kosovës, Albin Kurti, në vizitën e tij në Lezhë ishte konstruktiv edhe pse e pati të vështirë qartësinë në mesazhet që dha atje.

Sipas Nazarkos, kjo ndodhi për shkak se Kurti atje mbante dy role – atë të kryeministrit të ardhshëm të Kosovës dhe atë të kreut të një lëvizje, njofton Klan Kosova.

“Kurti erdhi i veshur me dy kostume në Shqipëri – ku bëri vapë në këtë stinë të vitit – dhe të mbash dy kostume veshur edhe atë të caktuarit kryeministër dhe atë të kreut të një Lëvizje që ka një degë në Shqipëri, por ajo ka autonomi vendimmarrje, është e vështirë. Kurti mu për këtë vështirësi e ka pasë të vështirë të jetë i qartë në mesazhet e tij, megjithatë ishte i vetëpërmbajtur. Ishte konstruktiv”.

Nazarko në Edicionin Special ka thënë se Vetëvendosje aktualisht në Shqipëri nuk ka ndonjë ndikim sa për t’i ‘frikësuar’ partitë politike atje. Megjithatë, tha se e vlerëson shtimin e figurave të reja në skenën politike.

“Do të duhej lavdëruar përpjekja që skenës politike shqiptare, pavarësisht Kurti a kushdo qoftë, të ketë zëra të rinj. Tre kandidatët që ai ka propozuar janë figura interesante. Unë jam që skena politike në Shqipëri të rikompozohet.

“Energjia rinore që është zhvilluar në favor të Vetëvendosjes është diçka impresive, por kjo energji nuk mund të shndërrohet në një energji qeverisëse që ta përplasë Kosovën me Perëndimin. Kosova është krijesë e Perëndimit. Aq më tepër, kjo s’mund të shndërrohet në një energji qeverisëse që ta përplasë edhe Shqipërinë me Perëndimin. Ajo që i duhet shqiptarëve sot është një bashkëpunim më i mirë”.

Nazarko ka thënë se nuk ka parë te Kurti ndonjë përkushtim në tematikën e bashkëpunimit ndërshqiptar.