Fjalë Kyçe

NBA: Të gjitha ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, James: Nuk luaj pa fansa

NBA: Të gjitha ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, James: Nuk luaj pa fansa

Përhapja e koronavirusit ka ndikuar edhe tek sportet ku në shumë shtete janë marrë masa të rrepta.

NBA i dërgoi një mesazh të gjithë skuadrave të federatës që të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë, për një periudhë kohore të papërcaktuar.

Por këtë duket se nuk e ka pritur mirë ylli i basketbollit Lebron James, i cili përmes një videoje shprehet për gazetarët që nuk do të luajë nëse nuk ka tifozë.

Ai shprehet se është e pamundur që një ndeshje basketbolli të luhet pa fansa.

Deri më tani nuk janë vendosur ndeshjet të cilat do të zhvillohen pa tifozeri.

Gjithashtu NBA njofton se takimet do të shtyhen vetëm me vendim të federatës dhe se asnjë skuadër nuk ka të drejtë të bëjë lëvizje të tilla.