Shërbimi Korrektues i Kosovës po planifikon të ndërtojë një fermë me pula në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Për ndërtimin e saj tashmë janë ndarë rreth 43 mijë euro.
Kështu thuhet në njoftimin për kontratë të publikuar nga SHKK’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në njoftimin e publikuar në KRPP, thuhet se për këtë tender ishin pranuar ofertat e dy kompanive, derisa fituese e tenderit është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë LURN SH.P.K.; Çeta -General Invest Group.
Kontrata është dhënë dje, derisa nënshkrimi i saj pritet të bëhet sot.