Fjalë Kyçe

Ndahen 700 mijë euro shtesë për këtë kategori të punëtorëve

Ndahen 700 mijë euro shtesë për këtë kategori të punëtorëve

Qeveria Hoti javën e kaluar ka alokuar 700 mijë euro shtesë për zyrtarët policorë. Këto mjeta do t’u jepen 3.500 policëve, të cilët nuk kanë qenë të trajtuar me vendim paraprak.

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se këto mjete janë për 350 zyrtarë policorë, kurse nga Sindikata e Policisë thonë se bëhet fjalë për 3.500 zyrtarë.

“Këto mjete janë për zyrtarët e uniformuar policorë, që në të kaluarën nuk kanë qenë të përfshirë në shtesat e ndara nga Qeveria”, thonë nga Sindikata e Policisë.

Mjetet do të jepen me pagën e shkurtit, ndërsa ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me stafin civil të angazhuar në polici.