Gazetari i Radio Kosovës, Nazmi Misini është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga ish kolegu i tij Sabit Ballbani në rrjetin social “Facebook”.
“Lamtumire shoku dhe kolegu im me i mire. Te prehesh ne paqe Nazmi Misini”, ka shkruar ai.
Misini përgjatë karrierës së tij si gazetar ka qenë edhe kryeredaktori i gazetës “Rilindja”.
Pas luftës së vitit 1999, Misini ka punuar si redaktor edhe në gazeta private, kurse së fundmi kontributin e tij e dha në Radio Kosova.