Fjalë Kyçe

Ndahet nga jeta ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë dhe doktori i njohur Maksim Cikuli

Ndahet nga jeta ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë dhe doktori i njohur Maksim Cikuli

Është ndarë mbrëmë nga jeta në moshën 68-vjeçare Prof.Maksim Cikuli, njoftojnë mediumet në Shqipëri.

Profesor Maksim Cikuli dha kontributin e tij të veçantë si mjek dhe pedagog i gjenetikës.

Ai është themeleusi i shërbimit të vetëm kombëtar të gjenetikës nē Shqipëri, ndërsa si politikan ai shërbeu në poste të rëndësishme në qeveritë e Partisë Demokratike.

I lindur në Korçë në vitin 1952, prof.Cikuli shërbeu si Ministër i Shëndetësisë dhe i Mbrojtjes së Mjedisit.

Ai ka qenë pjesë e forumeve drejtuese të PD që prej vitit 1994, si anëtar i kryesisë së PD, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe dy herë deputet në legjislaturën e viteve 1996 dhe atë të vitit 2001.

Prof. Maksim Cikuli njihet si përfaqësues i nderuar i elitës qytetare dhe intelektuale të Tiranës, një zë i moderuar, që punoi me ndershmëri dhe mbrojti parimet e njeriut të lirë.