Chelsea ka marrë tri pikë të rëndësishme në garën për pjesën e epërme të tabelës në Premier League.
“Blutë” e Londrës në udhëtim mposhtën Brighton & Hove Albion, me rezultat 2-1, të dielën në kuadër të javës së 17-të të elitës së futbollit anglez.
Pedro (17’) dhe Eden Hazard (33’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Sarrit, kurse, golin e vetëm për nikoqirët e realizoi March (66’).
Ndërkohë, Arsenali i Granit Xhakës dhe Shkodran Mustafit, është mposhtur në udhëtim nga Southampton, me rezultat 3-2.
“Topçinjtë” bën një hap prapa në garën për pjesën e epërme të tabelës. Danny Ings (20’, 44’) dhe Austin (85’), shënuan për fitoren e nikoqirëve, kurse, për skuadrën udhëtuese dygolësh shënoi Henrikh Mkhitaryan (28’, 53’). Në radhët e Arsenalit, titullar ishte edhe mesfushori kosovar Granit Xhaka.
Chelsea renditet e katërta me37 pikë, tri më shumë së Arsenali që është pesta, kurse, tabelën e kryeson Manchester City me 44 pikë të tubuara.