Fjalë Kyçe

Ndalohen dy persona të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën BKT në Ferizaj

Ndalohen dy persona të dyshuar për tërheqjen e 95 mijë eurove në bankën BKT në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë dhe Sh.B., -punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.