Fjalë Kyçe

Ndalohet një zyrtar në Prishtinë pasi ia mori 1.490 euro viktimës për një shërbim

Ndalohet një zyrtar në Prishtinë pasi ia mori 1.490 euro viktimës për një shërbim

Një zyrtar është ndaluar në Prishtinë për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Sipas njoftimit nga Policia, i njëjti dyshohet se ka marrë nga viktima para në vlerë prej 1.490 euro, për t’i ndihmuar në një procedurë.

Për të njëjtin është njoftuar të hënën gjatë ditës se mban pozitën e zyrtarit për mbrojtjen e viktimave të dhunës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.