Pronari i kompanisë së ujit, kamioni i së cilës shkaktoi dje aksidentin në qendër të Gjilanit është ndaluar sot.
Në Prokurorin e Gjilanit kanë treguar për Express se ndalimi i tij është bërë pasi mbi të rëndon vepra “Mbikëqyrje e pandërgjegjshme e trafikut rrugor”. I njëjti është ndalur për 48 orë.
“Po, mund të konfirmojmë se pronari i kompanisë është ndaluar, pasi ka përfunduar intervistimi. Ky është ndaluar për 48 orë fillimisht në drejtim të veprës mbikëqyrje e pa ndërgjegjshme e trafikut publik”.
Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë ditës së sotme ka njoftuar se ka kërkuar masën e paraburgimit për M. A, shoferi i kamionit, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar aksidentin në qendër të Gjilanit, ku një person ka vdekur ndërsa 27 të tjerë janë lënduar.