Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndaluar shitjen e 49,352 paketimeve të produktit hurma për mos përputhje të peshës së deklaruar në parapaketim.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se gjatë inspektimeve të zakonshme që Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, realizon çdo ditë, në disa subjekte ekonomike të inspektuara, është hasur në parregullësi sa i përket mospërputhjes së peshës së deklaruar të produkteve.
Lëkundje të forta toke ‘shkundin’ JaponinëKhloe Kardashian shfaqet flokëkuqe për koleksionin veror të “Fabletics”Rekord i ri, shkencëtarët jugkorean mbajtën temperaturën prej 100 milionë gradë Celsius…Tetë të vdekur në një aksident në aksin “Këlcyrë-Përmet”Sot shi dhe erëra të forta
“Bëhet fjalë konkretisht për produktin hurma, me ç’rast është ndaluar shitja e 49,352 paketimeve të këtij produkti. Inspektorët e Tregut në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, pas marrjes së mostrave kanë konstatuar së produktet hurma të peshës 550 gram dhe 600 gram nuk e kanë peshën e deklaruar sikurse në parapaketim dhe të njëjtat nuk e plotësojnë kriterin e mesatares dhe atë të përmbajtjes në etiketë”, thuhet në njoftim.
MINT shton tutje se si rrjedhojë, subjektet ekonomike janë obliguar që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i eliminuar këto parregullsi, përkatësisht të vendosin deklaracionin me peshën e saktë të produkteve, dhe në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e konusmatorëve dhe konkurrencën e drejtë në tregun e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë