Sudani e ka sanksionuar si krimin kryerjen e gjymtimit të organeve gjenitale femërore (FGM), duke e bërë atë të dënueshëm me tre vjet burg.
Rreth 87% e grave sudaneze të moshës midis 14 dhe 49 vjeç kanë kaluar një formë të synetisë, thotë një raport i Kombeve të Bashkuara.
Në Sudan është e zakonshme që gratë të heqin labinë e brendshme dhe të jashtme, dhe po ashtu klitorisin.
Synetia mund të rezultojë në infeksione të traktit urinar, infeksione të mitrës, infeksione në veshka, cista, shëndetin riprodhues si dhe dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale.
Vajzat bëjnë prerjen për shkak të një besimi të përhapur kulturor se është thelbësore për reputacionin e vajzave dhe perspektivat e martesës në të ardhmen.