Fjalë Kyçe

Ndalohet zyrtari policor në Gjilan që shantazhonte të dëmtuarën me foto dhe video intime

Ndalohet zyrtari policor në Gjilan që shantazhonte të dëmtuarën me foto dhe video intime

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot rreth orës 13:40 minuta, ka ndaluar të dyshuarin I.SH., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kishte shantazhuar të dëmtuarën A.S.

Ekziston dyshimi i bazuar se, që nga muaji qershor 2016, deri më 14 maj 2018, në Gjilan, i dyshuari I.SH. – zyrtar policor në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, përmes telefonit dhe fizikisht, në vazhdimësi ka shantazhuar të dëmtuarën A.S., duke kërkuar nga ajo që t’i siguronte para, ose në të kundërtën ai do t’ia dërgonte familjarëve të saj, fotografitë dhe video incizimet intime, të cilat i kishin bërë së bashku, me të cilat do të dëmtohej nderi dhe autoriteti i saj.

Me këto veprime, i njëjti përmes shantazhit, e ka detyruar të dëmtuarën që të veprojë në dëm të pasurisë së saj.

Gjithashtu, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, ashtu që për shkak të një mosmarrëveshje, e ka goditur me grushte në kokë dhe pjesë të trupit, duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat e dëmtuara ka kërkuar tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Regjional në Gjilan.

Ndaj të dyshuarit, prokurori i shtetit, do të marrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe brenda afatit ligjor, do të paraqes kërkesën për caktimin e paraburgimit, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Shantazhi’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Lexoni edhe këtë:

më parë